Rusia duhet të udhëhiqet nga veprime konkrete për të mundësuar vënien në zbatim të marrëveshjes së arritur ditë më parë për të ndalur armiqësitë në Siri dhe të mundësojë një akses humanitar për civilët, njoftoi qeveria gjermane.

“Gjermania përshëndeti marrëveshjen e arritur në Mynih por deklaratat duhet të pasohen nga fakte dhe qeveria gjermane është e mendimit se i atribuohet Rusisë marrja e përgjegjësisë kryesore në këtë drejtim”, deklaroi për median një zëdhënëse e qeverisë, Christine Wirtz.

“Rusia për shkak të ofensivës ushtarake në mbështetje të regjimit të Beshar Esadit ka vënë seriozisht në pikëpyetje procesin politik për arritjen e një marrëveshjeje për paqen në Siri”, shtoi ajo.

“Tashmë ekzistojnë mundësitë për të dhënë kontributin tonë në këtë proces, por roli kyç i këtij procesi mbetet monitorimi i periudhës së armëpushimit për të mos shënuar intensifikimin e sulmeve ajrore”, tha zëdhënësja, duke nënvizuar se ofensiva e fundit e regjimit të Damaskut çoi në shpërnguljen e dhjetëra mijëra banorëve nga shtëpitë e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: