GJERMANI- Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të migrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, si shtete “të sigurta” të origjinës, dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për migrantët, që posa kanë arritur, raporton agjencia e lajmeve AP.

Zonja Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre.

Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të migrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: