Gjermania U-21 e nisi me një fitore të pastër, 3-1 ndaj Danimarkës, aventurën e saj në Europianin e 21-vjeçarëve. Në takimin e luajtur në “Dacia Arena” të Udines, “pancerat” e vegjël zhbllokuan sfidën që në minutën e 28-të, nga Rihter, me një të majtë precize nga brenda zone, që preku fundin e rrjetës.

Po i njëjti autor, shënoi golin e dytë në minutën e 52-të, ku pas një topi të kthyer gabim, shkoi i vetëm drejt portës së danezëve, dhe mposhti portierin kundërshtar. Në minutën e 65-të, ishte radha e Ualdshmid, për të shënuar golin e tretë, i cili asistuar po nga Rihter, doli i vetëm me portën kundërshtare dhe shënoi.

Goli i Skov për Danimarkën me penallti, në minutën e 73-të, mjaftoi vetëm për golin e nderit për nordikët. Kështu, Gjermania merr kreun e grupit B, duke grumbulluar 3 pikët e para.

Më herët, pasdite u luajt dhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Serbisë U21 dhe Austrisë, ku ishte ekipi austriak, që fitoi me shifrat 0-2, me gola të shënuar nga Ulf dhe Horvath, nga një për secilën pjesë./Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb