Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Gjermanisë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen urgjentisht nga territori i Iranit për shkak të tensionit në rritje në rajon.
U vu në dukje se kjo thirrje u bë në pritje të një përgjigjeje të mundshme nga Izraeli pasi Irani nisi një sulm me raketa ndaj shtetit hebre.
Berlini theksoi rrezikun e rritur të konfliktit dhe destabilitetit në rajon dhe këshilloi qytetarët e tij që të shmangin udhëtimet në Iran, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.
Ambasada gjermane në Iran theksoi se shkolla dhe ndërtesa e misionit diplomatik do të mbyllen ditën e sotme për shkak të një sulmi të mundshëm hakmarrës nga Izraeli.
(A.A/BalkanWeb)