ELBASAN- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni ka inspektuar sot 3 projekte për zhvillimin qytetit të Elbasanit, të financuar nga Fondi i Zhvillimit Rajonal në Elbasan.


Ministrja tha se tre projektet në fjalë, investime këto që kapin një prej 437 milionë lekësh, synojnë rehabilitimin e infrastrukturës urbane.


Sipas saj, “Këto ndërhyrje në infrastrukturë do të sjellin rigjallërimin urban të Elbasanit duke i dhënë pamjen e një qyteti bashkëkohor dhe duke i ofruar mundësi të reja bizneseve”.


(ma.ar/BalkanWeb)