TIRANË

Ish-ministrja socialiste e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermani njëherësh një nga hartueset e Paktit për Universitetin e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi se kjo platform bashkëpunimi mes qeverisë dhe studentëve është on line.

Qeveria sipas saj është e gatshme të presë vërejtje dhe sygerimi me qëllim që ky pakt t’i shërbejë në të ardhmen cilësisë së mësimdhënies në universitete.

“Pakti për Universitetin do jetë një platformë udhëheqëse pune mes qeverisë dhe studentëve. Dua të theksoj që vendimet e këshillit të ministrave një pjesë janë marrë në dhjetor dhe pjesa tjetër është në punë e sipër. Presim sugjerime nga pedagogë e studentët. Pakti është on line dhe mund ta gjejnë të gjithë”,- u shpreh Gjermeni.

Sipas saj, ky pakt i tekjakon 8 kërkersat e studentëve, pavarësisht se më vonë ata kërkuan anulimin fare të ligjit të arsimit të lartë.

“Kjo nuk ishte një nga 8 kërkesat filleatare doli më pas si kërkesë e 9. Dua të kujtoj se ky ligj ishte përpjekje për të bërë një reformë, ndoshta e metë është fakti që nuk kanë dalë aktet nënligjore, ka komente të ndryshme, disa që duan anulim, ka të tjerë që thonë duhet rishikuar apo edhe nga ata që thonë ligji nuk është problem. Unë them se të gjitha këto kërkesa kanë nevojë për dialog dhe propozime. Presim që si studentët ashtu edhe pedagogët të japin sugjerimet e tyre”,- shtoi Gjermeni.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb