TIRANE- Ministrja Eglantina Gjermeni deklaroi sot se Ministria e Zhvillimit Urban po punon për udhëzimin për zbatimin e planeve urbanistike.

Nga aktiviteti përmbyllës për 5 planet vendore të Beratit, Elbasanit, Fierit, Kucovës e Lushnjës, Gjermeni theksoi se udhëzimi bëhet për t’i ardhur në ndihmë bashkive.

“Ministria e Zhvillimit Urban është duke përgatitur aktualisht një Udhëzim për mënyrën dhe procedurat e zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore që po miratohen, më qëllimin që t’u vijë në ndihmë Bashkive për çështje që kërkojnë bashkërendim me institucionet qendrore. Udhëzimi fokusohet, në mënyrë të veçantë, në trajtimin e procedurave që lidhen me zhvillimet urbane, të parashikuara nga planet në tokë bujqësore dhe zonat e rëndësisë kombëtare. Vleresojmë se ky udhëzim do të lehtësojë punën e bashkive dhe do të forcojë bashkerendimin institucional, në nivel qendror dhe vendor, për zbatimin e planeve të miratuara, duke bërë sa më të ndjeshëm impaktin e planifikimit hapësinor në jetën e përditshme të qytetarëve
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: