E gjithë vëmendja dhe mendimet e shqiptarëve janë të fokusuara tek situata ku ndodhen familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar që goditi disa qytete të vendit. Sensibilizimi ka qenë i jashtëzakonshëm, një moment tragjik i cili ka prekur dhe klubet e futbollit. Pas ndihmave të para, në ushqime dhe veshje, edhe klubi i Kukësit i është bashkuar nismës për të ndihmuar financiarisht.


Kukesi
Kukesi

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit njofton se po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas tërmetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa. Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës. Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit verilindorë.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: