TIRANE – Bëni gabim kur kaloni nga një ambient shumë i nxehtë në një të ftohtë, ose kur e ekspozoni lëkurën në diell pa e mbrojtur. Por nëse në këto raste kemi pak a shumë ndërgjegje për të gabuar, ndodh ndër të tjera që ju të mos i vini re aspak gabimet e vogla. Për shembull, nëse jemi në një zonë me shumë trafik, me nivel të lartë smogu, ose nëse flini pak. Ja se përse lëkura bëhet e zbehtë, pak elastike dhe pothuajse pa asnjë lloj toni. Për të luftuar stresin, mjafton të ndiqni disa zakone të thjeshta, por të shëndetshme çdo ditë. Ndiqini për t’i zbuluar.
Veshja e duhur
Armiku i parë i një lëkure të “stresuar” është temperatura e jashtme jo e përshtatshme. Kështu që, është thelbësore që të zgjidhni me kujdes veshjen, duke marrë parasysh rastin dhe ambientin që frekuentoni. Për shembull, nëse keni shumë ftohtë kur dilni jashtë, duhet ta mbuloni fytyrën me diçka, pasi i ftohti e dëmton atë.
Krem kundër diellit edhe në qytet
A duhet të keni frikë vetëm në rast të dëmeve në fytyrë nga dielli vetëm kur jeni në plazh apo në kohë vere? Mbajeni parasysh se edhe në qytet, në dimër, rrezatimet UVA dhe UVB mund të provokojnë plakjen e parakohshme të lëkurës. Nuk jeni të përjashtuar nga ky problem nëse punoni në zyrë pranë dritares pa perde apo grila, ose nëse i jepni makinës në orët më të nxehta të ditës. Ndaj aplikoni një “filtër solar” përpara se të dilni nga shtëpia.
Pirja e shumtë e ujit
Nëse gjendeni në një ambient të nxehtë, pini shumë ujë, sepse kjo do t’ju ndihmojë të luftoni tharjen e lëkurës!
Pastrimi i duhur
Për t’i ridhënë tonalitet lëkurës së lodhur dhe të stresuar, gjëja e duhur që duhet të bëni është pastrimi i mirëfilltë. Zgjidhni produkte kozmetike të cilat prodhojnë një shkumë specifike dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë për të rigjeneruar lëkurën.

Toniku për fytyrën
Pas pastrimit përdorni gjithmonë një tonik për fytyrën, i cili ju ndihmon në rivendosjen e pehashit të duhur të lëkurës.
Kremi i lëkurës
Aplikoni në fytyrë një krem të mirë hidratues dhe mos harroni të zgjidhni kremra ushqyes për natën.
Masazhimi i lëkurës
Bëni çdo ditë masazhe të thjeshta: Ky është një nga dhjetë veprimet apo masat të cilat duhet t’i bëni për të shmangur rrudhat. Gjithashtu, nëse flini pak, me majat e gishtave prekni zonën përreth syve. Do t’ju ndihmojë të eliminoni shfryrjen e tyre.
Serum për rrathët poshtë syve
Për të hequr shenjat e lodhjes, besojini ndonjë serumi për pjesën rreth syve. Fytyra do të duket menjëherë më e relaksuar dhe më e qetë.
Mos e ngacmoni fytyrën
Ritmet e përditshme dhe zakone të tjera të gabuara mund të kenë një efekt negativ mbi lëkurë. Mos e përkeqësoni situatën e lëkurës, duke e ngacmuar atë me dorë, kur vëreni ndonjë puçërr apo shenjë. Për të hequr pikat e zeza ekzistojnë mënyra efikase e të përshtatshme kundër tyre.
Shmangni ngrohjen direkte
Zakoni i të ndenjurit pranë sobës, apo i qëndrimit në një ambient të ngrohtë, është i dëmshëm. Ngrohja direkte, në fakt, mund të provokojë zgjerimin e kapilarëve.
(er.nu/summerpages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: