Gjesti antisportiv i Gareth Bale në derbin e Madridit kundër Atleticos nuk ka kaluar në heshtje në La Liga, përkundrazi, Komisioni i Disiplinës ka hapur një çështje ndaj sulmuesit të Real Madrid i cili tashmë rrezikon shumë.

Bale
Bale

Sjellja e tij ofenduese ndaj tifozë pas golit të tretë të shënuar nga uellsiani është i dënueshëm në bazë të rregullores spanjolle.

Për gjestin më dorë, rregullorja parashikon një dënim nga 4 deri në 10-të ndeshje pezullim. Mediat spanjolle nuk mendojnë se dënimi ndaj Bale do të jetë kaq maksimal por gjithsesi nuk do të shpëtojë pa u dënuar, rrezikon një pezullim nga 1 deri në 3 ndeshje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb