AUSTRALI- Një shqiptar në Australi ka habitur me gjestin e tij. Adem Gashi ka gjetur një çantë me 6250 dollarë në tren dhe ia ka kthyer pronares.
Gashi e ka gjetur çantën mëngjesin e sotëm në trenin e Sidneit dhe nëpërmjet televizionit Channel 7 arriti të gjente zonjën që e kishte harruar atë. Ajo ishte Widow En Huynh, 72 vjeçe e cila u gëzua shumë pasi mori paratë e saj.
Untitled-1
‘’Sot në mëngjes, duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me 6250 dollarë. Pastaj kam kontaktuar me televizionin “Channel 7” dhe së bashku me ta kemi gjetur adresën e asaj gruaje, së cilës i kishte humbur çanta dhe ia kam kthyer çantën me gjithë paratë. Shpresoj që të gjithë njerëzit të bëjnë kështu sepse është ndjenjë e mirë kur humb diçka e dikush t’i sjell në shtëpi’’, shkruan Gashi në Facebook.

Ndërkohë në faqen e vetë televizioni në fjalë shkruan se “ndershmëria e një ekstrakomunitari dhe disa kërkime thuajse amatore e kanë bërë ditën të gëzuar për një grua të pikëlluar”. Po ashtu edhe media të ndryshme botërore raportuan për gjestin human të shqiptarit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb