TIRANË

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, komentoi veprimin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë kundrejt banorëve të Astirit.

Sipas Arben Ristanit, veprimi i ambasadorit  të OSBE duke ngritur gishtin e mesit ndaj banorëve të Astirit, është një akt jo civil dhe i dënueshëm.

“Gjuha nga kronika ishte se protestuesit kanë thirrur ”Rama ik”. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. Kështu Shqipëria  është kthyer në një vend gallatë që nuk ka respekt ndaj ligjit e qytetarëve. Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin. Reagim jo qytetar, aspak civil dhe i dënueshëm”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: