Everton ka qenë një skuadrat më aktive të “Premier League” në merkaton e verës dhe për të vërtetuar këtë mjafton të përmendim faktin se bleu për 56 mln euro brazilianin Richarlison.

21-vjeçari në ndeshjen e parë në kampionat i ka përmbushur pritshmëritë më së miri teksa ka realizuar dy gola, por nuk ka mundur t’i japë pikët e plota ekipit të tij pasi ndeshja kundër Ëoves përfundoi me shifrat 2-2.

Një debutim spektakolar duke patur parasysh që te Everton asnjë lojtarë i blerë në merkato nuk realizonte ‘dopietë’ në ndeshjen e parë të kampionatit që nga viti 2009.

Gjithsesi Richarlson nuk është ndalur këtu.

Sulmuesi në përfundim të ndeshjes nuk ka nguruar të përshëndesë një tifoz të vogël në stadium. Jo vetëm kaq por disa çaste më vonë i ka dhënë edhe bluzën. Kaq ka mjaftuar që tifozi i vogël të mos i mbaje lotët.

I kënaqur nga ky gjest i 21-vjeçarit nuk ka mbetur vetëm tifozi, por të gjithë ata që e kanë parë. Mesa duket Richarlson është një blerje e goditur jo vetëm brenda fushe, por edhe jashtë saj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb