Kryeministri Edi Rama u shpreh se para një dekade u trashëgua një Shqipëri me një emër që nuk nderohej nga të huajt, por se sot shihet me një sy tjetër në botë.

“Askush të mos mendojë se po them që Shqipëria është bërë bahçe me lule sepse nuk është. Mos mendoni se nuk ka probleme dhe gjëra që nuk shkojnë. Por ama ajo që kishim përpara një dekade oshte një Shqipëri “mos o Zot” e rraskapitur nga keqqeverisja dhe e parë me sy të shtrembër nga bota. Shqipëria po rilind dhe është kthyer në emër krenarie jo sikleti kur e thonin.

Le të vijojmë rrugën të vetëdijshëm për të metat e gabimet, ta ndajmë mendjen që Skënderbeut e Ismail Qemalit, të gjithë atyre që kujtojmë kur vijnë ditën e mëdha të festave. Flamurin që na bën të këndojmë “O sa mirë me qen shqiptar” në stadium, ta mbajmë në zemër të mos lejojmë ta ulin por ta ngremë në oborrin e shtëpisë së bashkuar europiane. Kam bërë gabime, por kurrë nuk do ju ha pas shpine”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb