Pas një periudhe të vështirë, Marcus Rashford ka gjetur veten te Aston Villa. I ardhur në formë huazimi nga Manchester United në shkurt, sulmuesi anglez numëron 15 paraqitje, duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar 6 asiste.
Sipas asaj që raportohet nga l’Express, Barcelona, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Chelsea dëshirojnë të dijnë synimet e Manchester United.
Vendimtare në fund do të jetë vetë dëshira e futbollistit, i cili duhet t’i japë drejtim të ardhmes. Për të parë si do shkojnë gjërat, na duhet të presim verën.