TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtuar se ndjen dhimbje për situatën politike në vend. Kryemadhi tha se ky raport ishte një skaner per te treguar te verteten e politikës.

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që ai raport do të sillte konkluzione të qëndrueshme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike ku ndodhet vendi. Raporti i OSBE/ODHIR është skaner për të vërteten. Në atë raport është e qartë situata, pasi tregoi shkatërrimin ligjor të vendit. KQZ interpretoi ligjin sipas Ramës”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thekson se sot vendi ka nevojë urgjente për hapjen e negociatave, ndërsa ftoi palët politike, mes tyre edhe kryeministrin Rama që të tregohen të përgjegjshëm dhe t’u japin  zgjidhje shqiptarëve.

“Haja e negociatave është një nga pikat kyçe që ka nevojë sot Shqipëria. Duhet të zgjohemi. Të gjithë partitë politike duhet të marrin përgjegjësi, nga ne të parët, si opozita, dhe më pas Edi Rama, i cili shkatërroi sektorët si shëndetësinë, ekonominë dhe largoi të rinjtë nga vendi”- shtoi ndër të tjera, Monika Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: