Trajneri i ri i Kukësit është Mlladen Milinkovic, duke u bërë kështu serbi i dytë që drejton klubin verior, pas Miodrag Radanovic dy sezone më parë. Pas refuzimit te ish-trajnerit tē Kombëtares U-21, Skënder Gega, burime për “BalkanWeb” pranë klubit verilindor bëjnë me dije se Safet Gjici ka arritur marrëveshjen me Milinkovic për të marrë drejtimin e skuadrës kuksiane. 49-vjeçari Milinkovic drejtoi sezonin e shkuar Luftëtarin, nga ku arriti ta mbyllë edicionin në vendin e katërt, raporton “BalkanWeb”.
Pas refuzimit të Skënder Gegës për të marrë posti e trajnerit, ardhja e Milinkovic në krye të pankinës së Kukësit vjen pas largimit të Ernest Gjokës, trajneri që solli titullin e parë ne klubin e Kukësit, pas fitimit më parë te Superkupës se Shqipërisë.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: