Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë Kamzë, Safet Gjici u ndal në lagjen “Kamzë e Re”, ku nuk ka asnjë shërbim nga bashkia aktuale, e ku shpresa për rikthimin e bashkisë tek qytetarët është e madhe.

Bashkëbisedimi me banorët u zonës u ndal kryesisht në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ku kandidati Gjici u zotua se brenda 6 muajve të parë të drejtimit të bashkisë do të përfundoj i gjithë rrjeti.

Gjithashtu ai tha se brenda 1 viti të punës së administratës së re të pas 21 qershorit do të sigurohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë për të gjithë banorët. Më pas kandidati i majtë u ndal në lagjen “Valias i Ri”. Safet Gjici u shpreh se modeli i aleancës së majtë është dhënia e mundësive për të gjithë qytetarët, pa dallime partiake, krahine apo besimi, për më shumë shërbime dhe vende të reja pune.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: