Milani ka hyrë në orbitën e intersit të grupit “Lvmh”, kompania më e madhe në botë e prodhimeve luksose që në përbërje ka më shumë sesa 70 brand të nivelit botëror, përfshirë “Fendi”, “Bulgari”, “Dior”, “Sephora” si dhe pijeve të njohura, shampanjës “Moët&Chandon”, dhe konjakut “Hennessy”.


Zërat për blerjen e mundeshme të klubit kuqezi nga ana e Bernanrd Arnault në dhjetor për një shifër prej 975 milionë eurosh janë shtuar. Gjatë këtyre ditëve ka pasur dhe përgënjeshtrime zyrtare, por zërat që kjo markë e fuqishme e modës, e cila e ka shndërruar Arnault në personin më të pasur në Europë me plot 106 miliardë dollarë pasuri, janë shtuar.


Lajmin e bën të ditur “Corriere Dello Sport”, çka e bën edhe më intringuese të ardhmen e njërit prej klubeve më popullore në Itali, që dekadën e fundit po kalon momente të errëta.


(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: