Gjiganti koreanojugor Samsung Electronics njoftoi se modeli i ri i smartfonëve të palosshëm do të jetë gati në shtator, pas vonesës në prezantim për shkak të problemeve me ekranin.


Ky njoftim vjen në një kontekst mosmarrëveshje mes Seulit dhe Tokios, që po kërcënon, sipas analistëve, tregun botëror të teknologjive.


Japonia po përgatitet në fakt të vendosë kufizime ndaj eksporteve në Korenë e Jugut të produkteve kimike, të rëndësishme për prodhimin e mikroçipeve dhe ekraneve të smartfonëve që hidhen në treg për shitje nga lideri botëror Samsung.


Specialistët besojnë se vendosja e 5G-së, interneti super i shpejtë në celular mund të pësojnë anomali nga këto masa, po ashtu edhe sektori që merret me prodhimin e ekraneve futuristë të palosshëm si Galaxy Fold i Samsung.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb