Duele spektakolare nga LIGA E KAMPIONËVE, kompeticioni evropian “par excellence” i futbollit të klubeve, por edhe nisjen e sezonit të ri të shumëpritur të NBA, do të sjellë kjo mesjavë e jashtëzakonshme në TRING SPORT.

18 ndeshje, në vetëm dy mbrëmje Champions, por që nuk janë thjesht ndeshje futbolli. Secila prej tyre është një eksperiencë që duhet përjetuar, sepse në fushë do të zbresin më të mirët përballë njëri-tjetrit dhe do të luajnë për çdo pikë që afron kualifikimin.

Foto1
Foto1

Një maratonë sportive elektrizuese që kulmon me dy superndeshjet e së martës dhe së mërkurës. Borussia Dortmund – Real Madrid shumëkujt i kujton finalen e madhe të vetëm 4 muajve më parë.

Foto2
Foto2

Shpagim apo konfirmim? Do të presim mbrëmjen e së martës për ta mësuar në Tring Sport, së bashku me disa super duele të tjera që do të zbresin në fushë një paradë yjesh dhe do të mbërthejnë para ekranit dhjetëra milionë shikues. Ndërkohë që e mërkura, mes një morie përplasesh të mëdhenjsh, do të kulmojë me kryendeshjen Barcelona – Bayern i Mynihut, një ndeshje që sa herë luhet, apasionon, entuziazmon, frymëzon, gjunjëzon Evropën.

Foto3
Foto3

36 skuadrat më të mira në Evropë dhurojnë spektaklin nën logon “Champions” që magjeps tifozët e sportdashësit, por jo vetëm, bën bashkë para ekranit të mëdhenj e të vegjël.

Por kjo mesjavë kalon nga magjia në magji, pasi në tapet, nga nata e së mërkurës, zbresin ata, të magjishmit e mëdhenj të NBA për një tjetër sezon që premton të jetë mbresëlënës, duke nisur me ndeshjet e para të skuadrave si Lakers apo Boston Celtics, deri tek NBA 360, të premten, ku mund të shijohet i plotë në 360 gradë, i spektakli I NBA. Disa ndeshje njëherësh ku do të shihni gjithçka, përballje favoritësh, debutues, yjet e së ardhmes dhe më të mirët. Nga “toka e ëndrrave”, vjen madhështia e NBA, drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Tring Sport.

Foto4
Foto4

Sporti në nivelin e vet superior, në platformën sportive më të madhe në vend.

Tring Sport, shtëpia e kampionëve!

Foto5
Foto5

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: