SHBA – Numri i kompanive amerikane që ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesor në fushën e teknologjisë e që kundërshtojnë urdhrin e Donald Trump për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende kryesisht myslimane, si Irak, Siri, Iran, Lili, Somalia, Sudan and Jemen, ka shkuar në 127.

Tesla, Adobe, HP, Evernote dhe shumë të tjera i janë bashkuar nismës që i bën ato palë të interesuara në përballjen ligjore mes administratës së Donald Trump dhe gjykatave amerikane për çështjen në fjalë shkruan BBC.

127 kompanitë kanë firmosur një të ashtuquajtur “Amicus Brief” që i lejon të mos përfshihen drejtpërdrejtë në përplasjen mes institucioneve, por që ndjehen të prekura prej kësaj përplasjeje.

Dokumenti i firmosur nga kompanitë, përfshirë këtu Apple, Facebook dhe Microsoft citon se ato konsiderojnë se ligji i ndalimit të emigrantëve nga shtatë vende “mund të dëmtojë në mënyrë domethënëse interesat e këtyre kompanive”.

“Ne mbështesim dhe mirëpresim përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve, por konsiderojmë gjithashtu se bllokimi, pezullimi apo anulimi i vizave nuk u shërben këtyre përpjekjeve. Përkundrazi, ne mendojmë se bën të kundërtën dhe dëmton interesat amerikane”- thuhej në deklaratën e përbashkët të 127 kompanive amrikane.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb