Ardian Ismajli është një nga lojtarët më të rinj të grumbulluar në përfaqësuesen e Shqipërisë nga trajneri Kristian Panuçi.

Ismajli, që te Kosova e 21-vjeçarëve ishte kapiten i skuadrës, aktualisht lojtar i Hajdukut të Splitit në Kroaci, ka rënë në sy e klubit të Shakhtarit të Donjeckut.

Gjigantët ukrainas e kanë ndjekur 22-vjeçarin në ndeshjet e fundit në kampionatin kroat dhe janë bindur për vlerat e tij, teksa pritet që Shakhtari të paraqesë ofertën e tij për Ardian Ismajlin.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb