Vazhdon polemika mes ish-kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, dhe administratorit aktual të klubit, Sinan Idrizi. Ky i fundit, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” insiston se nuk do të paguajë borxhet e prapambetura ndaj Ernest Gjokës dhe se ato duhet t’i paguajë Gjika që ka nënshkruar kontratën me të.

Por ish-kryebashkiaku i ka shpjeguar nëpërmjet një statusi në Facebook administratorit aktual se e ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë pasi në momentin kur mori përsipër drejtimin e klubit, ishte i ndërgjegjshëm se kishte vështirësi financiare. Për më tepër, ai i ka kujtuar se nuk duhej ta përdorte klubin si pronë të vet pasi ai i përkiste kompanive turke dhe jo atij.

Statusi i plotë i Shpëtim Gjikës
Lexova sot gazeten Panorama Sport!
Kishte nje prononcim te gjate nga administratori i Flamurtarit!
Ishte nje pergjigje ndaj komentit tim te pardjeshem, ne profilin tim ne fb!
KF Flamurtari eshte institucion, nuk eshte prone private!
As imja dhe as tendja!
Dhe si institucion i tille, duhet tu pergjigjesh institucionalisht detyrimeve, ashtu sic kapardisesh per perfitimet!
Sepse prandaj te zgjodhem te administrosh klubin!
Sepse ishim ne veshtiresi financiare!
Te zgjodhem ti dilje zot, jo te behesh zoti i klubit!
Nuk te zgjodhem as si mik i Erdoganit, dhe as si mik i Edi Rames!

Madje madje, nuk kemi zgjedhur ty, por AtlasJett-in e Muratit!
Ato qe shkruaje sot, jane aq te verteta, sa c’eshte e vertete thenia “Gjokes nuk ju prek asnje fije floku”!
Nesti nuk ka floke fare!
Fakti qe kam heshtur pas shume e shume akuzave, nuk do te thote qe kete boshllek ta mbushni me lloj-lloj mashtrimesh!
Boll me llafe!
KF Flamurtari eshte prone e te gjitheve!
Ne qe ishim deri dje aq ditem!
Beje me mire se ne ti dhe do jesh i nderuar po e bere!
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: