TIRANË- Mes të dyve ka pasur replika të vazhdueshme në distancë, kanë thumbuar njëri-tjetrin për drejtimin e PS-së së Vlorës, por sot ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka kundërshtuar haptaz ish-deputetin Koço Kokëdhima për tezat e tij të “shpëtimit të Vlorës”.

Me anë të një statusi në Facebook, Gjika i tregon Kokëdhimës dallimin mes të dyve, duke i kujtuar rastin e gruas së tij të sëmurë që e la të dergjej në shtrat deri sa të përfundonin zgjedhjet e 2013-ës, në një kohë që vajza e Kokëdhimës, sipas tij nuk dilte të këndonte në podium pa marrë lekët parapagim.

STATUSI I PLOTË NË FACEBOOK
Para disa ditesh, degjova disa “teza te reja” te Koços, i cili, (sipas tij), paskesh shpetuar PS-ne e Vlores nga Shpetimi dhe shpetimet e tjere!
Sepse, (sipas tij), Shpetimi dhe shpetimet, paskeshin marre peng PS-ne ne Vlore, dhe, ( gjithmone sipas tij), nuk paskeshin lejuar zhvillimin e karrierave dhe hapjen e saj perkundrejt aspiranteve!!!
Harron me vetedije Koçua dhe koçistet, qe Shpetimi dhe shpetimet, e kane drejtuar PS-ne dhe Bashkine Vlore vetem ne kohe opozite, kohe ne te cilen njerezit nuk ftoheshin per grada dhe ofiqe, por per te dhene kontribute, me te vetmin qellim te perbashket rikthimin e PSSh-se ne qeverisje!
Harron qellimisht Koçua, qe ishte Shpetimi dhe shpetimet, te cilet u hapen rruge per te qene sot deputete apo drejtues institucionesh, pikerisht njerezve nga shoqeria civile!
I ka dhe sot ne krah keta Koçua, por nuk i quan si investim te Shpetimit dhe shpetimeve, sepse keta jane transformuar dhe jane bere sot njesoj si deshmitaret e Jehovait!
Po si mundesh ti Koço te guxosh te anatemosh dhe perbaltesh kontributin e kesaj Bashkie, dhe Bashkive te tjera te majta ne Shqiperi, te cilat, ne ato vite te veshtira opozite, ishin dhe u bene aset i cmuar i PS-se dhe betejave te saj per demokraci, zgjedhje te lira, gjithmone ne balle te perpjekjeve opozitare per te rikthyer (sic ndodhi ne fakt) PS-ne ne qeverisje te puneve te vendit!
Ka qene Shpetimi dhe shpetimet, qe ne zgjedhjet per delegate te Kongresit te PSSh-se, perjashtuan nga konkurimi te gjithe punonjesit e Bashkise Vlore, per tu lene rruge te lire vetem militanteve dhe strukturave organizative te PS-se!
Jo si Koçua, qe ne listat per delegate tash se fundmi, futi ne konkurim jo vetem drejtues institucionesh emeruar prej tij, por tinezisht deri edhe drejtues te partive te tjera!
Ti Koço qe paske alergji nga Shpetimi dhe shpetimet e Bashkive, a te kujtohet nje dreke ne Durres, ne te cilen isha se bashku me disa kolege te mi kryetare bashkish!
Ishte koha pak para zgjedhjeve per Kryesine e re te PSSh-se!
Nuk e di kush te kishte ftuar ne ate dreke, por ti mbajte nje leksion te gjate, se si ne, kryetaret e bashkive te majta, duhet te benim lobing te forte, madje presion mbi Ramen, per te qene ne Kryesi!
Sepse, sipas teje, ne ishim qartesisht ne balle te betejave opozitare, ne ishim te vetmit te zgjedhur me vote te drejteperdrejte ,( jo si deputetet nga lista kooperativash the ti), dhe donte apo nuk donte Rama, nuk kishte nga tja mbante, sepse, (sipas teje), na e kishte nevojen!!
Jam i lumtur dhe ne paqe me ndergjegjen time, sepse ta dhash pergjigjen ne sy qysh ate dite: per mua nuk vlen zgjedhja ne Kryesi, por ardhja e PS-se dhe e E.Rames ne qeverisje te Shqiperise!
Ne ate kohe per ty vlente Shpetimi dhe shpetimet, ndersa sot i hedh poshte dhe i percmon!
UNE E DOJA PS-ne!
TY TE DUHEJ PS-ja!
Ky eshte dallimi yne!
Mbaj mend gjate fushates ne 2013, bashkeshortja ime ishte gati e paralizuar ne shtrat e semure!
Une Shpetimi, armiku i PS-se (sipas teje), e lash te dergjej deri sa te mbaronte fushata dhe numerimi i votave, pastaj ta coja per operacion (sic ndodhi ne fakt)!
Kurse ti Koço, diten e koncertit te fitores se zgjedhjeve, dite kur u bere dhe deputet i Vlores, nuk e nxirrje vajzen tende te kendonte ne podium, pa marre ne dore parapagim leket nga Shpetimi dhe shpetimet!
Ja, dhe ky eshte dallimi yne!
Dhe ne fund, doja te te thoja qe, duke qene se me ke shpall armik te PS-se, por, nderkohe opinioni i shendoshe socialist eshte i bindur qe je ti armiku i saj, me rregullin e treshit, i bie qe te jemi shoke dhe aleate bashke!
Pu pu pu shok dhe aleat une me ty!
Pu pu pu mos e dhente Zoti!
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: