Deputeti Damian Gjiknuri në fjalën e tij në parlament ku u diskutua rezoluta për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, tha se akti i kreut të shtetit është politik. Gjiknuri theksoi se akti i tij ka thelluar krizën politike në vend.

Akti i presidentit është nul. Akti i presidentit është padyshim politik. Ai akt shërbeu për thellimin e krizës, pasi bëri një gabim edhe më të rëndë, duke mos nxjerrë datë tjetër zgjedhjesh.  Presidenti vetëm sa nxit krizën. Akti po nxit amulli të mëtejshme, duke e lënë krizën hapur. Kreu i shtetit më mirë të thotë se është aktor politik sesa të fshihesh pas lojërave të ligjeve.


Më datë 30 qershor do të mbahen zgjedhjet. Maxhorancës i vjen keq që shkon vetëm në zgjedhje. Pas 30 qershorit do të kemi ditë gjykimi për ata njerëz që kërkojnë të imponojnë dhunë. Shqipëria është në krizë politike. Për fat të keq, Shqipëria ka gjatë që nuk flet për atë që ndodh dhe bëhet, por vetëm për krizën. Është momenti që pak njerëz që bëjnë politikë të zgjidhin krizën për popullin shqiptar. Pas 30 qershor vendi kërkon perspektivë”, tha Gjiknuri.


(d.xh/Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: