TIRANË- Brenda 6 muajve qeveria shqiptare do të mund të heqë një barrë të rënde nga vetja, atë të borxheve të akumuluara ndaj HEC-eve. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku u miratuan ndryshimet në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”.

Sipas Gjiknurit, me këtë projektligj krijohet mundësia e shmangies së instrumentit të përmbarimit. Me nisjen e vitit 2018, mendohet që sektori do ta ketë kapërcyer fazën e krizës dhe do të jetë i shëndetshëm. Vetë ministri Gjiknuri premtoi se këto masa financiare që po ndërmerren në sistemin energjetik, do të përkthehen në investime konkrete. Kësisoj, të paktën 15 % e qytetarëve do të ndjejnë efektet pozitive nga investimet e reja deri në 2018.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: