TIRANË- Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri përballë gazetarëve Redi Gjuzi dhe Mentor Kikia, në emisionin “Studio e Hapur “ të gazetares Eni Vasili në News24, komentoi rezultatet e operacionit kundër abuzimit me energjinë elektrike dhe rritjen e çmimit të energjisë, që do prekë të gjithë konsumatorët shqiptarë nga 1 janari 2015.

Gjiknuri: Sektori ka qënë në falimet, ka tërhequr gjithë shtetin në faliment. Qeveria vit pas viti ka marrë garanci shtesë për energjinë. Kjo nuk është e vetmja mënyrë, ne po bëjmë ndërthurjet e nevojshëm që tarifat të jenë sa më pak abuzuese. Zgjidhëm konfliktin e hapur të shoqërisë së Shpërndarjes. Nëse nuk do bëheshin këto ndërhyrje do rrezikonim që të mos kishim energji ose të gjitha taksat të shkonin për të mbuluar humbjen e energjinë. Rimëkëmbja e sistemit parashikohet deri në 2018, kjo që sektori të kthehet të mbajë vetveten.

Eni Vasili: Ne prisnim që dje, ditën e hënë të dilte zyrtarisht çmimi i ri i energjisë. Çfarë ka ndodhur?
Gjiknuri: Është gabim të prisni që çmimin ta përcaktojë qeveria, është Enti Rregullator i Energjisë që e përcakton atë. Qeveria ka politikën e saj, siç është mbrojtje e shtresave sociale. Shpresojmë që ERE brenda dhjetorit të përcaktojë tarifat e reja. Çdo vit kështu është bërë, dhjetori ka qenë përcaktuesi edhe sipas afatit ligjor.

Eni Vasili: Gjatë diskursit tuaj keni deklaruar se kjo ndërhyrje bëhet për ta nxjerrë sektorin nga kriza…
Gjiknuri: Sektori ka qënë në falimet, ka tërhequr gjithë shtetin në faliment. Qeveria vit pas viti ka marrë garanci shtesë për energjinë. Kjo nuk është e vetmja mënyrë, ne po bëjmë ndërthurjet e nevojshëm që tarifat të jenë sa më pak abuzuese. Zgjidhëm konfliktin e hapur të shoqërisë së Shpërndarjes. Nëse nuk do bëheshin këto ndërhyrje do rrezikonim që të mos kishim energji ose të gjitha taksat të shkonin për të mbuluar humbjen e energjinë. Rimëkëmbja e sistemit parashikohet deri në 2018, kjo që sektori të kthehet të mbajë vetveten.

Gjuzi: Aksioni i fundit që keni ndërmarrë detyron familjarët dhe bizneset të paguajnë faturat nga viti 2009.

Gjiknuri: Çfarë është konsumator aktiv që vazhdon konsumon energjinë elektrike dhe ka një debi të mbartur duhet të paguajë. Shuma është 1.1 miliardë dollarë. Ne kemi vendosur të mbledhim të gjitha detyrimet e kilentëve të cilët janë aktivë, në mënyrë që këto para të forcojnë vetë koorporatën dhe sistemi të ecë me këmbët e veta. Nuk mund të mblidhen të gjitha këto para, jam koshiqet.

Gjuzi: Duhet të kishit një strategji përpara se të fillonit.

Gjiknuri: S’ka strategji, ky është qëndrim permanent i shtetit.

Gjuzi: Ju jeni e njëjta qeveri që keni miratuar ligjin e legalizimeve ku 300 mijë familjeve ja falni tokën e privatit. E njëjta qeveri që fal 300 mijë zaptues të tokës, nuk pranon të falë kamatat e energjisë.

Gjiknuri: Skema jep mundësinë që kamata të ulet 80%. Energjia elektrike është jetike për vendin. Nuk është njëlloj. Në çfarë vendi të botës të falin energjinë elektrike se legalizime kanë ndodhur. Berisha në 2011-ën bëri një ligj që fali kamat dhe çfarë ndodhi ranë arkëtimet, u fundos i gjithë sektori.

Kikia: Ju i shmangeni në mënyrë sistematike deklarimit të drejtpërdrejtë të çmimit të energjisë. Si do ndryshojë çmimi, ndryshim do të thotë ose ulet ose ngrihet…

Gjiknuri: Ne kemi thënë ristrukturim të tarifës që do të thotë heqje e fashës, ekzistenca e vetëm një tarife dhe pozicioni i qeverisë ka qenë jo më larg se mesatarja e tarifës që është. Brenda një game konsumatorësh mund të ketë dhe luhatje.

Eni Vasili: Me përafërsi sa do të jetë çmimi?
Gjiknuri:
Ne e kemi thënë të mos e kalojë mesataren e çmimit sot. Nëse sot është 10 lekë, konkluzioni është se nuk do jetë më i lartë se mesatarja e çmimit që shqiptarët paguajnë sot…Fasha ishte vjedhje haptazi.
Gjuzi: Në programin tuaj keni thënë energji elektrike me tarifë të reduktuara për familjet e varfra..

Gjiknuri: Po familjet në nevojë do marrin para në dorë. Fasha është në kundërshtim me parimet e BE, mbrojtja e popullatës është politikë sociale s’mund të ngarkosh korporatën, Shteti është ai që ndjek politikat sociale.

Mentor Kikia: Për sa i përket operacionit të energjisë, debitorit mund t’i sekuestrosh pronën, makinën, lavatriçen. Pse kaluat në të tjera forma siç është burgu?
Gjiknuri: Gabim konceptual, asnjë debitor që ka pasur borxhe nuk ka përfunduar në burg. Nuk është gjë e keq të jesh debitor, kjo ndodh kompania ka në dorë të ndërpresë energjinë. Por në Shqipëri ka funksionuar klima e mosndëshkimit. Asnjë debitor nuk ndëshkohet penalisht, por ai që i është ndërpresë energjia dhe ka shkuar ta rilidhë atë.

Mentor Kikia: Deri në këtë kohë duke i çuar në burg shteti nuk ka fituar…
Gjiknuri: Ndëshkimi penal është i pavarur nga procesi civil, sekuestrimi i pasurive. Njerëzit janë sensibilizuar. Kanë mbetur vetëm 30 kryetarë komunash pa paguar energjinë, e kanë marrë mesazhin,po futën duart për ta rilidhur energjinë, do përfundojnë si gjithë të tjerët. Njerëzit po na shtrëngojnë dorën po na përgëzojnë. Shumica e popullatës është dakord me këtë aksion. Kemi mbështetje të jashtëzakonshme nga populli. Njerëzit duan barazi.

Kikia: Jam në mbështetje të qytetarëve, që në mënyrë të padrejtë u është mbifaturuar apo kanë fatura afrofe. Ka një proces hetimor ndaj dhjetëra faturistëve të cCEZ, të cilët në mënyrë të qëllimshme mbifaturonin konsumatorët që paguanin për të plotësuar pjesën që nuk paguanin. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që janë të ndëshkuar dhe sot janë të barabartë përpara pincave furgonit të policisë, njëlloj si ata që nuk kanë paguar. A ekziston mundësia që njerëzve të cilët u është hyrë në hak të mos trajtohen në të njëjtën mënyrë me ata të cilët duhet të përballen me ligjin?

Gjiknuri: Ka pasur një problem në trajtimin e ankesave të klientëve, ka pasur një akumulim të ankesave. Patjetër që mund të ketë dhe ndëshkim të padrejtë, kur ka një fushatë të gjerë, nuk mund të përjashtohen. Po mundojmë të shtojmë kapacitetet në mënyrë që të trajtojmë në kohë ankesat. Çdo proces ankimi kërkon burime njerëzore. Tek ligji i ri për energjinë elektrike po vendosim disa garanci shtesë.

Gjuzi: Unë kam një shembull që janë rreth 19 mijë fatura të anuluara nga ERE në vitin 2011, të cilat ju vazhdoni i kërkoni. Mos u nxituat për nisjen e aksionit, mos duhet të ishte bërë më përpara ligji i energjisë?

Gjiknuri: Në çdo operacion masiv ka dhe gabime. Probleme ka, mbifaturime mund të ketë pasur edhe ka. Probleme kemi konstatuar. Kompania po kushton vëmendje dhe këtij procesi që më parë nuk i ishte kushtuar. Është një proces që sa vjen e përmirësohet. Çdo masë që merr qeveria vihet në peshore, dhe në këtë aksion po predominon e mira. Në një veprim masiv kompleks ka dhe probleme të tilla.

Gjuzi: Nëse dënoni një konsumator padrejtësisht, këtu duhet të ndalemi…

Gjiknuri: Mbase nuk është bërë punë e mirë siç duhet, por do bëhet më mirë. Fenomeni masiv i operacionit i nxjerr më në dukje këto. Nuk e prisnim këtë gatishmëri të njerëzve për t’ju drejtuar sporteleve, por pamë që njerëzit kanë një tendencë.

Gjuzi: Nuk kanë tendencë për të paguar, por nuk kanë drita, do marrin dhe borxh për t’i lidhur.

Eni Vasili: Njerëzit në zyrat e OSHEE ankohen se nuk gjejnë zgjidhe për problemet e tyre…

Gjiknuri: Ankesa duhet bëhet në mënyrë zyrtare dhe të dorëzohet në dyert e kompanisë. Do gjejnë zgjidhje, po shtojmë njerëz. Ne por reagojmë ndaj kësaj situate.

Eni Vasili: Kur ju kërkoni që njerëzit të mos jenë arbitrar me ligjin edhe qeveria nuk duhet të jetë arbitrare me njerëzit…

Gjiknuri: Si ministër mbikëqyrëse kam dhënë instruksionet e duhura.

Eni Vasili: Do të privatizohet OSHEE?

Gjiknuri: Jo, nuk është në planet tona. Privatizimi që të jetë i suksesshëm duhet të dalë nga kjo traumë. Asnjë kompani nuk hedh para për këtë kompani që është në traumë. Duhet një kohë që ti kthehet besimi investitorëve që njerëzit në këtë vend paguajnë, që shteti është mbështetës i kompanisë.

Eni Vasili: Nga PD ka akuza se aksioni juaj është përqendruar tek drejtuesit vendorë të PD, pra akuzoheni se keni bërë selektim. Si i komentoni ju këto akuza?
Gjiknuri: Ishin një sërë drejtuesish komunash edhe nga PS dhe nga PD që nuk kishin paguar energjinë. Mund të jenë më shumë nga PD se e kanë quajtur historikisht anatem zonat e veriut pagesën e energjisë. P.SH. Librazhdi e Gramshi janë zona shumë më të varfra se Kruja e Kukësi, por pagesa e energjisë është 100%. Kjo tregon se shteti ka pasur tendencë, ka bërë thirrje që këto zona të mos paguajnë. Qëllimi ynë është që ky aksion të vazhdojë, të kthehet në normalitet.

Redi Gjuzi: Këtë vit qeveria deklaron se po ristrukturojmë çmimin e energjisë, po heqim fashën… Meraku im është që sipas FMN dhe BB vitin tjetër do të ketë rritje çmimi. Si është e vërtetë?
Gjiknuri:
Ti e pranove që s’ka rritje, Ma bëni këtë pyetje vitin tjetër.

Kikia: Kemi të bëjmë me një problem që është po kaq i madh sa edhe borxhi i energjisë së papaguar. Unë do ta quaja epidemia e HEC-eve private. Gjatë fushatës elektorale e keni kritikuar politikën liberale të licencimit pafund të mbi 400 HEC-eve private kudo ku rrjedh uji në këtë vend. Jeni duke i shkaktuar një dëm ekonomik këtij vendi. Keni premtuar gjatë fushatës që do t’i rishikoni dhe natyrisht do t’i anuloni, konkretisht çfarë është bërë? Mos vallë politikat e shlyerjes së detyrimeve ndaj këtyre HEC-eve po nxjerrin një qeveri që do vazhdojë t’i mbështesë këto politika liberale duke shkatërruar mjedisin?

Gjiknuri: Problemi është shumë kompleks. Në Shqipëri ka pasur një proces të paplanifikuar qoftë nga pikëpamja mjedisore apo eficencës së sistemit. Ka qenë një politikë liberale e pallogaritur mirë ekonomikisht që e ka zhytyr sektorin në krizë.

Kikia: Ka HEC që merr ujë nga liqenet e Lurës, për llogari të një kompanie private.

Gjiknuri: Zoti Kikia për aspektet mjedisore nuk mund të përgjigjem. Kur ka patur mangësi kemi iniciuar edhe procedura anulimi kontratash. Nuk e kam autoritetin e nevojshëm t’i hy procesit të vlerësimit mjedisor. Nuk jam dakord me politikën e paplanifikuar. Kam një qasje tjetër që HEC-et duhen, por HEC-e që janë eficente dhe në harmoni me mjedisin. Reformat e fundit që po bëjmë është të risjellim tarifat e HEC-eve në parametra tregu, sepse ishin të papërballueshme.

Kikia: Këtu duket sikur qeveria ka më shumë hallin e saj që të blejë pak më lirë dhe nuk kujtohet se në ato zona jetojnë 3000 banorë që duhet të marrin leckat në krah dhe të ikin, sepse përroi që i mbante gjallë është futur në tubat e HEC-it, këtu është problemi?

Gjiknuri: Jam dakord, jo çdo lumë mund të kthehet në digë apo HEC. Po punojmë për të nxitur projekte strategjike. Janë dhënë koncesione të pastudiuara, po rishikojmë një pjesë të tyre, procesi nuk është i thjeshtë. Shqipëria ka nevojë dhe për energji dhe për ruajtjen e mjedisit, por kjo nuk do të thotë që çdo HEC është i gabuar.

Gjuzi: Zgjodhët të merrnit energjinë nga importi…

Gjiknuri: Jo HECET vendase do jenë furnizuesit e parë, pastaj do merret nga importi. Shteti ka marrë një lloj kosto për këto HEC-e. Çmimi që kemi zgjedhur është duke liberalizuar tregun, iu kemi zgjatur kontratat koncensionare që të kenë mundësi të tregtojnë energji.

Gjuzi: Këta kanë pasur çmim tjetër kur kanë nisur të ndërtojnë HEC-et…Në program parashikonit heqjen e tatim fitimit. Jo vetëm që nuk ia keni hequr por po i rrisni edhe tarifat.

Gjiknuri: Më gjej një biznes tjetër që e ka të garantuar blerjen e mallit për 15 vjet.

Gjuzi: Kështu e kishit në kontratë.. s’mund ta bëjë një qeveri dhe tjetra ta prishë…

Gjiknuri: Ata vetë e kanë pranuar që çmimin ta përcaktojë ERE. Po diskutojmë me ta, shteti nuk mund të falimentojë, as KESH. Sasia e energjisë e prodhuar nga privatët sa vjen e rritet. Sot prodhim 10% nga privatët, nëse nuk kontrollohej ta themi thjesht do duhej që shteti të financonte për ti mbuluar. Në shërbime të karakterit të rregullua luhet fitimi i ulët i shtrirë në kohë. Ne po vazhdojmë me procesin e liberalizimit që të hiqet taksa, kjo industri të bëhet më vibrante si mundet ta blesh më shtrenjtë dhe ta shesësh më lirë? Hendekun financiar të krijuar nuk mund ta mbajnë shqiptarët mbi shpinë.

Eni Vasili: Keni një përgjigje për deklaratat e zotit Basha për hidrokarburet?

Gjiknuri: Përgjigje është dhënë, tendenca e rënies së hidrokarbureve të përpunuara në tregun shqiptar ka qenë ë ngjashme me vende të rajonit. Një gjë është e qartë që Shqipëria ka pësuar të njëjtin trend. Por nafta kuotohet në dollarë dhe dollari është shtrenjtuar goxha dhe kjo patjetër ka efekte. Është një debat tipik popullit spekulativ. Përgjithësisht e vetëm ja politikë që bën Basha sot është hedhja e akuzave të tilla politike pa asnjë argument. Akuzojnë qeverinë për gjëra që janë përgjegjës vetë.

Kikia: Nëse i referohemi praktikes së përhershme, në Shqipëri gjithmonë karburantet rritet, sapo publikohet një lajm që është rritur nafta në Lindjen e Mesme. Jemi përballë këtij realiteti që në tregun ndërkombëtar ka një rënie drastike, ndërkohë që në tregun tonë se kemi ndjerë fare.

Gjuzi: Sipas të dhënave që kam unë, në Shqipëri çmimi i naftës ka rënë me 7%. Me rritjen e taksave shqiptarët paguajnë 60% taksa dhe 40 % lëng. Ju po frenoni rënien e çmimit…

Gjiknuri: Nuk kemi qëllim të frenojmë. Rritja e taksës së karburantit nuk do të ketë efekt.

Gjuzi: Ka efekt 120 lekë të vjetra, që do ti kursenin.

Gjiknuri: Nuk e ka mohuar njeri këtë fakt, ne thamë do taksojmë njerëzit që lëvizin me makina. Patjetër ka frenuar rënien drastike, por nuk ka ndonjë ndjeshmëri në gjendjen që jemi sot.  Bashizmi tha monopolet , jo taksat, tha monopolet grupet mafioze, pyesni atë zotërinë.

Eni Vasili: Një pyetje të fundit kam unë: Privatizimi i Albpeterol?

Gjiknuri: Është akoma në diskutim. Ne si ministri po shohim mënyrat më të mira, jemi me qasjen që fushat e naftës ti mbajë shteti, ti jepen kompanive për kërkim nafte.

Eni Vasili: Ka kompani të afruar?
Gjiknuri: Ka interes, por rënia e çmimeve të naftës në tregun botëror nuk e favorizon.

Eni Vasili: Pra privatizimi nuk do jetë i shpejtë?

Gjiknuri: Është herët të shprehem por këtë…

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb