LEZHE- Ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka inspektuar sot në Lezhë punimet për linjën e re të Inter-konjeksionit 400 kilovolt Shqipëri-Kosovë.

Gjatë kësaj vizite, Gjiknuri tha se ky investim po bëhet realitet falë kësaj qeverie, ndërsa sipas tij kjo linjë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike. Investimi kap shifrën e rreth 29 milion eurove.

“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë rrit sigurinë për furnizimin me energji elektrike. Dy vendet Shqipëria dhe Kosova do të kenë energji me rrjete të përbashkëta.

 

Besojmë se deri në pranverën e vitit 2016, linja do të jetë funksionale”, u shpreh Ministri i Industrisë dhe Energjisë.

Gjiknuri tha gjithashtu se këto investimet bëhen për herë të parë në Shqipëri. Ai vlerësoi punën e deritanishme ndërsa theksoi se kërkohet më shumë punë për të përmirësuar rrjetin shpërndarës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb