VORE – ‘Kamionët mbipeshë janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës’. Deklarata vjen nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, gjatë inspektimit të punimeve në aksin Vorë-Fushë Krujë. Në një prononcim për mediat, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Gjiknuri paralajmeroi nisjen e një aksioni që do të kontrollojë kamionët me ngarkesë mbi normat e lejuara.

“Na lind një detyrë që shumë shpejt do të kthehet në një aksion. Të mos lejojmë më kamionë mbipeshë të cilët janë shkatërruesit e vërtetë të rrugës. Ata e shkatërruan autostradën Tiranë-Durrës, ata mund ta shkatërrojnë edhe këtë rrugë në vitet në vijim më shpejt nëse do lejohen mbingarkesat.’ – u shpreh Gjiknuri

Sipas Kodit Rrugor në Shqipëri, pesha e lejuar për aks e mjetit së bashku me ngarkesën është 8 ton.

Lidhur me punimet në aksin Vorë- Fushë Krujë, Gjiknuri tha se  ky është një tjetër kantier i rëndësishëm i mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të akseve kombëtare. Në këtë inspektim Ministri Gjiknuri shoqërohej nga kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb