SHBA-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ndodhet në Washington, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të administratës së Presidentit Trump. Gjatë pritjes së organizuar në Departamentin e Shtetit për delegacionet e nivelit të lartë pjesëmarrës në Konferencën Botërore të Gazit, ministri Gjiknuri takoi Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry, teksa u bisedua për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese.

“Gjeta mbështetjen e zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Trump për atë çka po bën Shqipëria në lidhje me ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit, si vendi që ka kontribuar më shumë në ecurinë e këtij projekti madhor për Evropën dhe sigurinë energjetike globale”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ndërkohë takimin tjetër Gjiknuri e realizoi me zëvendës nënsekretarin e shtetit për stabilizimin e konflikteve Peter Maroço.

“Pata mundësinë të takohem me një tjetër mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe rolin që luan Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon. Një vëmendje e veçantë u tregua edhe për sigurinë energjetike dhe projektet e ndërlidhjes energjetike si instrument i zhvillimit ekonomik. U vlerësua roli i qeverisë shqiptare për politikat e ndërmarra në rajon dhe si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit”, theksoi Gjiknuri.
Gjiknuri me sekretarin per energjine Rick Perry
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: