Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të shkohet me kodin aktual zgjedhor. Gjiknuri nënvizoi se reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyjmë me këtë kod zgjedhor. Reforma zgjedhore do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Koha nuk premton që të ndryshohen rregullat e lojës tani. Reforma Zgjedhore është e vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Gjiknuri.


Damian Gjiknuri nënvizoi se PS mirëpret çdo propozim të PD. Ai shtoi se PS e pret PD-në për propozime deri më datë 5 maj.


Gjiknuri tha se e pret PD-në për Reformën Zgjedhore deri më datë 5 maj.


“Presim PD për Reformën Zgjedhore deri më datë 5 maj. Nëse PD propozon diçka pa cenuar Lokalet, Kodin e fusim në 30 qershor’. I ofrojmë PD-së një vëzhgues me të drejtat si bashkë- kryetari. Përfaqësuesi i PD-së do jetë me të drejtë propozimi dhe vetoje”, vlerësoi Gjiknuri.

PS ka bërë kërkesë që Gjiknuri të jetë bashkëkryetar i Komisionit Zgjedhor. Partia Socialiste ka bërë gjithashtu kërkesë që Blerina Gjylameti të bëhet anëtare e komisionit. Ndryshimet që do bëjë komisioni do të jenë të karakterit teknik ato që ka kërkuar OSBE/ODIHR.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb