VLORE


Deputeti Damian Gjiknuri në fjalën e tij përpara simpatizantëve të PS në Vlorë tha se Partia Socialiste ka bërë shumë për qytetin bregdetar.


Gjiknuri theksoi se falë investimeve të PS në qytet është bërë Lungomare dhe të tjera investime të rëndësishme.


“Këtu ka më shumë vlonjat se më 2017 sepse kemi bërë shumë punë. Ali Asllani ka një poezi: ‘Vlorë e re Spartë e vjetër, Shqipëria s’ka më tjetër’. Prandaj, Vlora di të presë djalin e saj. Nëse ka një plan Marshall që ka ndodhur me shqiptarët, ka ndodhur në Vlorë. Flasin veprat, flet vepra e lumit të Vlorës. Flet ky qytet, Lungomarja, Skela, flasin investimet në energjitikë.

Më 30 qershor, si vlonjat, socialist a demokrat, t’i japim Ramës votën për demokracinë dhe stabilitetin. Ne duhet të votojmë Edi Ramën për atë që ka bërë. Ne punojmë për njerëzit. 30 qershori nuk vihet në diskutim, prandaj dhe bota demokratike na mbështet. Më datë 30 qershor dilni masivisht në votime. Dje Rama tha se Fieri është kryeqytet i socialistëve, por Vlora është shpirti dhe zemra e socialistëve. Suksese”, tha Gjiknuri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: