TIRANE

Në shtator të vitit të kaluar Elita Rudi dhe Gjiko kurorëzuan me martesë dashurinë disavjeçare dhe një vit më pas ata u bënë prindër të një djali.

Këngëtari dhe moderatorja bukuroshe  po jetojnë momentet më të bukura si prindër me vogëlushin e tyre, Zërin. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Nd’rrimi i natës” Gjiko e përshkroi jetën e re si baba si shumë të lodhshme, por të mbushur me lumturi.

Ai ka shtuar se Zëri duket se ngjan më shumë me Elitën, megjithatë nuk mundet të flasë me shumë siguri, sepse është ende i vogël.
Gjiko ka treguar se pas lindjes së djalit është bërë më i ndjeshëm, por nuk e ka kufizuar veten të bëjë gjërat që dëshiron vetëm pse është baba.

Më pas gjatë rubrikës “Haje ose thuaje”, reperi i ka habitur të gjithë kur ka treguar se Elita ka qenë e dashura e tij e parë. Kur u pyet se cila ka qenë e dashura e tij para bashkëshortes Gjiko është shprehur: “Elita është femra ime e parë”.

Më pas ai tha se ka pasur eksperienca të tjera, por se nuk mund t’i tregonte në televizion. Kujtojmë se së fundmi Gjiko ka publikuar këngën e tij më të re “Coco Jumbo”, që brenda 1 jave arriti 3 milionë shikime në ‘Youtube’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: