SHKODËR – Nxënësit fatlumë të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër mund të quhen me plot gojën kështu, pasi Kryeministri i ka në patronazh dhe i ka garantuar se do t’ua realizojë projektet.

Gjatë vizitës së tij në Shkodër, ku ka prezantuar kandidaten e mazhorancës për bashkinë, Keti Bazhdarin si dhe projektin e stadiumit ndërkombëtar “Loro Boriçi”, Rama ka dhënë edhe një premtim tjetër të përmasave më të vogla, por jo më parëndësishëm:

Duke postuar disa fotografi, ai premton: “Mes nxënësve të gjimnazit 28 Nëntori në Shkodër, një nga dy shkollat e marra nën patronazh, duke diskutuar për idetë dhe projektet e tyre, të cilat ishin mbresëlënëse dhe do të realizohen së shpejti.”

Kthimi i shkollave në qendra komunitare ka bërë që një ministër i Qeverisë të ketë në patronazh nga një shkollë të vendit, ndërsa Kryeministri, dy.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: