Kombëtarja shqiptare do të sfidojë Anglinë mbrëmjen e sotme, ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti pritet të mbajë peshën më të madhe në mbrojtje. “Diga” kuqezi duhet të kujdeset jo vetëm për Harry Kane, por dhe për Jude Bellingham, një lojtar që Gjimshiti e njeh mirë pasi është përballur gjatë këtij sezoni.

Me Atalantën, Gjimshiti u përball dy herë, në gusht për Superkupën e UEFA-s dhe në dhjetor 2024 në fazën e Ligës së Kampioneve. Në të dyja rastet ishin madrilenët që triumfuan, madje në dhjetor Bellingam ishte edhe autori i një goli në fitoren 3-2 në “Bergamo”.

Tashmë Gjimshiti do të tentojë të ndalë talentin anglez, i cili do të kërkojë t’i japë trajnerit Tuhel një debutim të suksesshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb