Pas rikthimit tek sukseset në Serie A, Atalanta e Gian Piero Gasperinit dhe kapitenit të kombëtares tone, Berat Gjimshiti, do të ketë rastin e volitshëm për të tentuar të marrë një tjetër fitore edhe në Champions League. Kjo sepse në Bergamo të mërkurën do t’i vizitojë kampionët skocezë të Celtic.

Një ekip me emër edhe në Evropë, por që sezonet e fundit ka treguar se është e brishtë në Champions League, për të kuptuar këtë gjë mjafton të shohësh  ndeshjen e tyre të fundit ndaj Borussias së Dortmundit, ku ata u mposhtën me rezultatin e thellë 7-1.

Në konferencën e zakonshme për shtyp 1 ditë përpara ndeshjes, Gasperini theksoi se fitoret në kampionat e kanë ngritur entuziasmin tek lojtarët e tij, por në Champions duhet treguar gjithmonë kujdes:

“Dy fitoret e fundit në kampionat na kanë ndihmuar për t’u ngjitur në renditje, por Champions është një kompeticion tërësisht i ndryshëm. Duhet të jemi gjithmonë gati për ndeshje të tilla. Retegui? Ai po kalon një formë fantasitke, por personalisht mendoj se ai mund të bëjë akoma edhe më mire”

Kujtojmë që Atalanta pas 2 ndeshjeve të para në Fazën e Ligës në Champions League, ka arritur të grumbullojë 4 pikë pas 1 fitoreje dhe 1 barazim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: