Berat Gjimshiti doli nga fusha përpara kohe, në ndeshjen e Atalantës ndaj Udineses. Për dëmtimin e mbrojtësit shqiptar, klubi bergamask, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka përditësuar situatën.

“Kontrollet e kryera në spitalin e Udines kanë konfirmuar se lojtari kishte një traumë në kokë pas një përplasje së bashku me një plagë në lartësinë e vetullës së djathtë për të cilën u deshën 10 qepje. Gjimshiti po kthehet me skuadrën në Bergamo”, raportoi klubi i Atalantës për situatën e futbollistit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb