Shqipëria do të përballet me Andorrën, në takimin që do shkojë për llogari të kualifikueseve të Botërorit. Para këtij takimi, mbrojtësi i kuqezinjve, Gjimshiti u shpreh se skuadra duhet të tregohet e kujdesshme ndaj këtij kundërshtari, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të fituar.

“Andorra është një ekip fizik që rri poshtë një ekip që mbyllet shumë do të jetë e vështirë që të gjesh hapësira.

Duhet të kemi kujdes kundërsulmin e tyre dhe të jemi të zotë në fazën mbrojtëse dhe atë sulmuese ka rëndësi ta fitojmë ndeshjen dhe me sa gola nuk ka shumë rëndësi”, tha Gjimshiti për TV Klan.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb