Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares, analizoi humbjen 2-0 ndaj Anglisë.

“Nuk ishim të frikësuar, në futboll nuk ka frikësim. Anglia është e fortë kundër të gjithëve. Te 1-0 ishte OK. Me futjen e Brojës, patëm disa raste në sulm, mungoi pasimi i fundit. Te goli i dytë përfundoi ndeshja. Nuk e kishim bërë plan që të zbrisnim aq poshtë. Ata kanë lojtarë që e fusin topin mbrapa shpinës dhe është e vështirë t’i kapësh me shpejtësinë që kanë”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb