Si të mos mjaftonin dëmtimet e Brojës dhe Dakut, Sylvinho humbi kapitenin për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Dëmtimi i Berat Gjimshitit ishte pa diskutim lajmi më i hidhur në këtë grumbullim të parë post-“Euro2024”. “Diga” kuqezi pësoi tërheqjeje të shkallës së parë në kofshën e djathtë gjatë një seance stërvitore, duke bërë që të “parkojë” menjëherë në infermieri.

Sky Sport
Sky Sport

Gjimshiti iu nënshtrua fillimisht disa ekzaminimeve në Tiranë, por të udhëtuar më pas drejt Bergamos për vizitua më të specializua. Dëmtimi i Gjimshitit nuk është një shqetësim vetëm për Shqipërinë, por ky ishte një lajm i hidhur edhe për trajnerin Gasperini pasi qendërmbrojtësi humbet në këtë mënyrë sfidën e parë pas rifillimit të Serie A, atë kundër Fiorentines në program për t’u zhvilluar më 15 shtator.

Jo vetëm kaq, Gjimshiti është në dyshim të fortë edhe për sfidën e parë në Champions League, atë kundër Arsenal më 19 shtator.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb