NGA ENRIK MEHMETI*
VLORË- Gjiri i Anglezit është një prej bukurive natyrore që ofron Karaburuni. I fshehur në pjesën jugore të gadishullit, gjiri mund të vizitohet përmes udhëtimeve me mjete lundruese. Pozicioni strategjik e ka bërë atë edhe një vendstrehim për peshkatarët në raste rreziku.

Gadishulli i Karaburunit i njohur për bukuritë e gjireve në brendësi të tij, ka ende vende për t’u eksploruar. Në pjesën e pasme të tij gjendet edhe ishulli i Anglezit.

I padukshëm për syrin e lirë, por i bukur për t’u eksploruar. Sot ai vizitohet vetëm nga ata që kane mundësi për të shkuar apo janë në dijeni për vendndodhjen e cila është disa milje larg shpellës së Haxhi Aliut në pjesën jugore.

Për të shkuar aty nevojiten mjete të vogla lundruese. Nga qyteti i Vlorës një udhëtim deri në gjirin e anglezit zgjat rreth 45 minuta. Vizita në këtë gji bëhet me anë të guidave turistike, pasi është i fshehur dhe është e vështirë për t’u gjetur. E veçantë e këtij gjiri është pastërtia e tij në çdo stinë, me ngjyrën e theksuar blu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: