GJIROKASTËR – Dy të rinj, 24 dhe 25 vjeç janë arrestuar sot nga Policia e Gjirokastrës për armëmbajtje pa leje. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Hetem Demçes , 25 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës dhe të Roland Shemollarit , 24 vjeç, banues në Roskovec të Fierit.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për krimet kanë ushtruar kontroll në banesën e Hetem Demçes ku banonte edhe Roland Shemollari nga Fieri.

Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se në rrethimin e brendshëm të banesës , të futur në një thes plasmasi u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik i markës “Zastava”, dhe një krehër me 29 fishekë. Arma e zjarrit dhe krehëri me fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre tashmë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: