GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi akuzohet për përndjekje. Sipas të dhënave zyrtare, nga ana e specialistëve të Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Vilson Iljazi, banues në Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi për një periudhë prej 2 muajsh,ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen me iniciale SH.M., 30 vjeç, banuese në Gjirokastër, e cila ka bërë kallëzim penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Përndjekje”.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb