GJIROKASTËR- Blutë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë asgjësuar 151 rrënjë bimë narkotike në dy operacione të ndryshme. Sipas të dhënave zyrtare në fshatin Golem të Komunës Picar, të Rrethit Gjirokastër në vendin e quajtur “Përroi i Vezhishtit”, janë gjetur dhe më pas asgjësuar 64 bimë Canabis Sativa.

Po kështu në Tepelenë në fshatin Qesarat, në vendin e quajtur “Përroi i Hamzos”, janë asgjësuar 87 bimë të tjera Cannabis Sattiva. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: