GJIROKASTËR – Një 55-vjeçar është arrestuar në Memaliaj pas dhunës së ushtruar ndaj vëllait të tij. Robert Beta goditi me sende të forta vëllain I.B, 58 vjeç duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vasjar rreth orës 15.30 të ditës së djeshme. Sipas policisë konflikti mes vëllezërve ndodhi në shtëpinë e tyre për motive pronësie.

58-vjeçari ndodhet aktualisht në spitalin “Omer Nishani” të Gjirokastrës pas dëmtimeve në kokë dhe në trup. Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: