GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka ndaluar mbrëmjen e djeshme 45 klandestinë nga Siria dhe Sudani dhe ka arrestuar një 24-vjeçar që po i transportonte. Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek dhe kishin si destinacion Malin e Zi. Operacioni është kryer rreth orës 22:35, në aksin rrugor Kordhocë-Gjirokastër, ku u bë edhe bllokimi  i automjetit tip “Benz-Furgon” me targë GJ 8879 A, me drejtues shtetasin Kleodor Kazo, 24 vjeç.

45 klandestinët nga vendet e treta, që ndodheshin në furgon janë shoqëruar së bashku me drejtuesin e automjetit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb