GJIROKASTËR– Një person është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri në orët e vona të së premtes në qytetin e Gjirokastrës. Sipas policisë viktima është Bejazi Mëhilli 62 vjeç, administrator i një firme private.

Viktima është gjetur pa jetë në tarracën e godinës së Sigurimeve Shoqërore, ku gjenden edhe zyrat e firmës private ku punonte 62-vjeçari. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vetëvrasjes ka qenë depresioni, pasi viktima prej kohësh merrte medikamente.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: