GJIROKASTËR

Një automjet tip benz si pasojë e ngricave dhe dëborës ka dalë nga rruga dhe shoferi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës. Raportohet se gjendja e shoferit është e rëndë.


Gazetarja e “BalkanWeb”,  Brikena Metaj raporton nga vendi i aksidentit se drejtuesi i mjetit ka pësuar gjendje shoku për shkak të përplasjeve.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Dukaj, pranë ish-SMT-së.



Në vendngjarje shkuan efektivët e Policisë Bashkiake, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit të shoferit duke e transportuar menjëherë drejt spitalit.

(n.m/BalkanWeb)