GJIROKASTËR – Mbrëmjen e së enjtes, Policia e Gjiokastrës ka ndjekur në rrugët e qytetit, një makinë që dyshohej se transportonte drogë. Si pasojë e shpejtësisë për t’i ikur Policisë, makina e dyshuar ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal në afërsi të shkollës Pedagogjike kurse shoferi i saj u zhduk në errësirë.

Megjithatë, policia zbuloi në makinë 40 kg kanabis sativa dhe arriti të identifikonte pronarin e mjetit dhe lëndës narkotike.

NGJARJA SIPAS POLICISE

Në njoftimin e Policisë thuhet: “Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në brendësi të lagjeve të qytetit Gjirokastër me një automjet tip “Volsëagen Pasat”, po tentonte të transportonte lëndë narkotike, në drejtim të Fierit.

DSC_0552

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve janë vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Rreth orës 22.00, Drejtuesi i mjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe për t’ju shmangur ndjekjes së Specialistëve të Antidrogës ka lëvizur me shpejtësi në në një rrugë dytësore në lagjen “11 Janari” të qytetit Gjirokastër dhe si pasojë e shpejtësisë makina ka dalë nga rruga në një kanal,mbi shkollën Pedagogjike. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.

DSC_0559

Grupi hetimor ka konstatuar se në bagazhin e automjetit “Volsëagen Pasat”, me targa taksi AB 087 T, që i përkasin një automjeti tjetër, ndodheshin dy çanta të mbushura me 41 pako, gjithsej 40 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis sattiva.

Nga veprimet hetimore rezultoi se mjeti është në pronësi të shtetasit A.K, 49 vjeç, lindur dhe banues në Himarë të rrethit Vlorë ,i cili u shpall në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 39.95 kg lëndë e dyshuar narkotike dhe automjeti.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 , i Kodit Penal.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: